Shënoi golin e tij të parë në Botëror, Lamine Yamal: Ishte shumë speciale, gjithnjë e kam ëndërruar këtë, sepse Botërorin e fundit e pashë në klasë
Kanë kaluar plot 28 vjet nga zhvillimi i një prej ndeshjeve politikisht më të rëndësishme në historinë e futbollit, ‘nëna e të gjitha ndeshjeve’, dmth SHBA-Iran në Botërorin e 1998. Për ironi të fatit, ky përvjetor bie gjatë edicionit të këtij viti në SHBA(dhe Kanada e Meksikë).
Sot situata politike mes dy vendeve, e cila edhe në atë kohë ishte e tensionuar, është përkeqësuar dukshëm dhe kulmoi në një luftë të vërtetë që po ndikon edhe të kombëtarja iraniane e cila është e detyruar të mos qëndrojë në tokën amerikane më shumë sesa koha e ndeshjes siç ankohet edhe trajneri
Historia e ndeshjes së 1998
Tensionet politike mes SHBA dhe Iranit, në atë kohë u karakterizuan nga thuajse gjysmëshekulli provokimesh dhe akteve armiqësore reciproke të nisura në 1953. SHBA orkestroi atë vit ndryshimin e qeverisë iraniane duke rrëzuar të zgjedhurin Mohammad Mosaddegh për të vendosur në krye të vendit Reza Pahlavi, i njohur si Shahu i Persisë. Në 1979, Shahu u arratis gjatë Revolucionit Islamik dhe në qeveri erdhi Ajatollah Khomeini që e emëroi SHBA si armikun e përjetshëm. Në dekadën pasuese mes dy vende ndodhi gjithçka; në luftën Iran-Irak, SHBA mbështeti këta të dytët, në 1979 studentët iranianë rrëmbyen 52 amerikanë duke i mbajtur peng për 444 ditë, në 1988 një anije lufte e SHBA rrëzoi në fluturim Iran Air Fight 655 duke i vrarë të 290 pasagjerët. Ishte momenti kur lufta reale mes dy vendeve ishte më pranë
Pragndeshja
Tensionet shumë të larta u menaxhuan me kujdes ekstrem në 1998 nga ana e të dyja delegacioneve sportive: Steve Sampson dhe Jalal Talebi, trajnerët respektivë të SHBA dhe Iranit në atë kohë njiheshin personalisht mes tyre dhe punuan së bashku për të depolitizuar dhe zbutur atmosferën si përpara, ashtu edhe gjatë e në përfundim të ndeshjes. Bill Clinton që në atë kohë ishte presidenti i SHBA, regjistroi një mesazh duke i ftuar të gjithë që ta shihnin ndeshjen për atë që ishte; një sfisë mes dy skuadrave që përballen në mënyrë sportive.
Ndeshja
Por duhet thënë se qeveria iraniane nuk ishte kaq miqësor me mesazhet e saj. Ali Khamenei, që pasoi Khomeinin i detyroi futbollistët iranianë të mos shkonin drejt atyre amerikanë për përshëndetjen klasike mes dy skuadrave, ishin amerikanët që e bënë këtë dhe shkuan drejt rivalëve. Dhe në atë moment, u regjistrua një prej momenteve politikisht më të rëndësishme në historinë e futbollit; futbollistët iranianë të udhëhequr nga kapiteni Ahmadreza Abedzadeh iu dhanë buqeta me trëndafila të bardhë kundërshtarëve në shenjë paqeje që u shkëmbyen me flamujt e Federatës Amerikane të Futbollit. Për më tepër futbollistët e të dyja skuadrave pozuan së bashku në një foto grupi të përzier. Ndeshja u fitua nga Irani 2-1 me gola të Hamid Estili në minutën e 40 dhe Mehdi Mahdavikia në të 84, ndërsa për amerikanët shënoi Brian McBride në minutën e 87.
Detaji i tensionit
Dy trajnerët, Sampson dhe Talebi u takuan personalisht në Kaliforni më pas dhe Talebi i trgoi se gjatë pushimit të ndeshjes, funksionarët qeveritarë iranianë hynë në dhomat e zhveshjes së skuadrës aziatike duke kërcënuar futbollistët dhe duke i paralajmëruar se nëse humbisnin ndeshjen, ata mund të mos ktheheshin më në vend dhe premtuan raprezalje ndaj familjeve të tyre. Pra presioni mbi delegacionin iranian ishte kolosale.
28 vjet më parë, 28 vjet më vonë
Çfarë do të ndodhte nëse sot dy kombëtaret do të sfidoheshin, këtë nuk mund ta dime, por një rrethanë e tillë nuk është kaq e pamundur; në 3 korrik tabela vendos të dytën e grupit D, ai i SHBA me të dytën e Grupit G, atë të Iranit. Pra nëse të dyja skuadrat do të renditen në vendin e dytë në grupet respektive, do të luajnë ndeshjet direkte. Dhe duke parë mirë situatën gjeopolitike, dy kombet që janë efektivisht në luftë, që është shumë më e keqe se ajo e 1998, mund të arrihet në konkluzionin se këtë herë nuk do të ketë buqeta trëndafilash të bardhë në fushë.
Top Channel