Aksident te Syri i Kaltër në Sarandë, dy persona me motor bien nga 15 metra lartësi. Zbulohet gjendja e tyre

18/06/2026 07:16

Një aksident është regjistruar gjatë natës pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.

Korrespondetja e Top Channel, Entjola Budo raporton se fatmirësisht, të dy qytetarët janë jashtë çdo rreziku dhe kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore.

Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme. Autoritetet ndodhen në terren për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel