Sot ishte dita e 18-të e protestës para Kryeministrisë kundër projektit të Zvërnecit.

Pas mbushjes së bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ me flamingo, protestuesit vendosën që para zyrës së Kryeministrit, këtë herë të sillnin… dhi.

Të rrethuara nga një gardh ato ishin të rrethuara nga pankarta me mesazhe. ‘Cilën Transhumancë futët në UNESCO? Atë që ishte dikur, apo atë që po vdes dita ditës?’ ishte një nga mesazhet e vendosura në gardhin e tyre apo shprehje të tjera si ‘Jeta buron nga bjeshka’ dhe ‘Nuk na duhet dorëheqje me skript, por mbrojtje në kohë’.

Top Channel