Live/ Dita e 18-të e tubimit jopartiak, qytetarët sjellin dhitë në protestë. Nis marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhe ka kryer këtë të mërkurë një inspektimi në plazhet e qytetit të Vlorës, ndërsa më herët ka qenë prezent edhe në Ksamil.
Respektimi i hapësirave publike të plazheve, hartat ndarë mes privatit, bashkisë dhe publikut si dhe masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit kanë qenë pikat e kontrollit.
Shkelje dhe abuzim me hapësirat publike, janë konstatuar në nivel të lartë thotë Gonxhe, referuar bashkisë Vlorë, teksa ka komunikuar se për 2 raste janë vendosur masë administrative me gjobë dhe për disa të tjerë sekuestrim I materialeve çadra e shezlong.
Tolerancë zero për këdo që abuzon ka thënë ministri.
Në Ksamil, pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 22 vjeçar, Gonxhe thotë se janë hequr sot 2 mole të mjeteve lundruese.
Gonxhe është takuar nga afër edhe me disa subjekte private të cilët ankohen për ndarjen jo korrekte që bashkitë kanë bërë, duke lënë pa hapësirë plazhi hotelet e vijës së parë. Mbi këto ankesa Gonxje i ka kërkuar përfaqësuese së bashkisë të rishikohet harta dhe tu jepet zgjidhje rasteve.
Për të gjithë ata subjekte të cilët nuk e lidhin kontratën deri në 30 qershor, ato plazhe thotë Gonxhe do të ngelen publike.
Gonxhe gjatë inspektimit ka qenë i shoqëruar nga kreu i agjencisë kombëtare të Bregdetit, dhe drejtues vendor të policisë së shtetit.
Top Channel