Live Francë-Senegal/ Nis pjesa e dytë, “Gjelat” kërkojnë të reagojnë (Video)

16/06/2026 22:09

Franca ndeshet me Senegalin në ndeshjen e parë të Grupit I në Botërorin 2026.

“Gjelat” kërkojnë të përfundojnë punën e lënë përgjysmë në Botërorin e kaluar dhe për të sjellë yllin e tretë në fanellën e tyre.

Nga ana tjetër, afrikanët janë gati që të surprizojnë në ndeshjen e tyre hapëse përballë dy-herë kampionëve të Botës.

Rezultati Live:

Francë 0-0 Senegal

Ngjarjet Kryesore:

57′ Mbappe merr një top në zonë dhe godet menjëherë, por ndalet nga Mendy.

53′ Olise lëviz bukur në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij ndalet nga Mendy.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+7′ Mbyllet pjesa e parë!

45+6′ Mane hedh një top në zonë, por Sarr gabon rastin e pastër për të shënuar. (Video)

40′ Mane provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet pa probleme nga Maignan.

25′ Nicolas Jackson futet në zonë dhe godet, por topi përplaset në shtyllë.

1′ Starton sfida në Nju Jork!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel