Shorti i Champions League/ Shifrat që frikësojnë: Kush është “muri” moldav që po sfidon Egnatian?
Sot është hedhur shorti i turit të parë të UEFA Conference League, ku klubet shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Vllaznia është skuadra e vetme shqiptare e pozicionuar në vazon favorite dhe ka përfituar një short më të lehtë në letër, ndërsa Dinamo dhe Elbasani ndodhen në vazon e skuadrave jo favorite.
Vllaznia do të ndeshet me Malishevën, në një derbi shqiptar, ndërsa goglat nuk u kursyen me Dinamon, pasi “Nëndetësja” do të ndeshet me Astanën. Nga ana tjetër, Elbasani ka “peshkuar” Bate Borisovin.
Ndeshjet e para të këtij turi do të zhvillohen më 9 korrik, ndërsa sfidat e kthimit janë programuar për më 16 korrik.
Çiftet e shortit:
Dinamo – Astana
Elbasani – FC BATE Borisov
Vllaznia – Malisheva
Top Channel