Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion
Sali Berisha është rikonfirmuar nga demokratët për një mandat tjetër në krye të Partisë Demokratike.
Megjithëse rezultati përfundimtar nuk është bërë ende i ditur nga selia blu, raportimet e gazetarëve të Top Channel nëpër rrethe tregojnë se Berisha ka marrë më shumë se 90% të votave të demokratëve në referendumin e thirrur nga PD-ja.
Zgjedhjet megjithëse nuk shënuan ndonjë problematikë u karakterizuan nga një pjesëmarrje e ulët, veccanërisht në degët e vogla.
Pas nisjes së procesit të votimit, Albana Vokshi tha se ishin ftuar 51 mijë demokratë për të votuar, 24 mijë më pak se sa në 2021 kur PD-ja zhvilloi për herë të fundit zgjedhje në kohë “paqeje” brenda saj, përpara se të përballej me kalvarin e gjyqeve dhe çarjen e partisë kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar.
Emri i Berishës ishte i vetmi në fletën e votimit, pasi demokratët vendosën të përjashtojnë nga gara pesë kandidatë të tjerë që depozituan dokumentacionin për t’u përfshirë në zgjedhje.
Përditësimet LIVE:
20:47
Sali Berisha i vetëm në garë për PD-në, mbyllet numërimi në disa degë, ja sa demokratë kanë votuar
Pas mbylljes së procesit të votimit me një orë vonesë, për shkak të shtyrjes së paralajmëruar, ka nisur menjëherë numërimi I votave në degët e PD, ku sot kanë votuar për kreun e demokratëve, i vetmi në listë Sali Berisha.
19:00
Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë degët e PD në vend për zgjedhjen e kreut të PD, teksa ka nisur numërimi i fletëve.
18:04
Vijon procesi i votëbesimit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në daljen e radhës për mediat është shfaqur deputeti Ivi Kaso, i cili nuk ka bërë të ditur shifra të votuesve.
16:23
Referendumi për Berishën, dalin të dhënat deri në 15:00. Kanë votuar mbi 28 mijë demokratë
KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku sot po votohet për kryetarin dhe kandidat i vetëm është Sali Berisha.
15:40
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Ilir Vrenozi, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.
15:18
Ditën e sotme Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetar, me kandidat të vetëm Sali Berishën.
14:01
Referendumi për Berishën, mbi 19 mijë anëtarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrja rreth 37%
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, bëri të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 19,102 anëtarë në referendumin për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
12:48
Fotolajm/ PD e përjashtoi nga kandidimi, demokrati ia jep votën….Mereme Selës
Edhe pse Mereme Sela nuk arriti dot të ishte në garë ‘kokë më kokë’ me Sali Berishën, ajo u bë ‘pjesë’ e procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.
12:13
Një anëtar i Partisë Demokratike në Fier është shprehur gjatë procesit të votimit se ka shkuar për të votuar kryetarin e partisë dhe se sipas tij PD po ndjek një rrugë të drejtë.
12:06
Referendumi për Berishën, pjesëmarrje 23% deri në orën 11:00, 11.906 anëtarë të PD kanë votuar
Deri në orën 11:00, në referendumin brenda Partisë Demokratike kanë marrë pjesë 23% e anëtarëve me të drejtë vote.
11:26
Referendumi në PD, Sali Berisha voton për veten, shoqërohet nga bashkëshortja e tij
Gjatë procesit të referendumit brenda Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha mori pjesë në votim, duke hedhur votën e tij, në një proces ku ai është i vetmi kandidat.
11:17
“Procesi në PD po zhvillohet normalisht”, deputetja e PD: Asnjë problematikë në qarkun e Korçës
Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka deklaruar se procesi zgjedhor brenda partisë po zhvillohet normalisht dhe në përputhje me statutin dhe kuadrin ligjor të PD-së.
10:47
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka komentuar procesin zgjedhor brenda PD-së dhe rolin e Sali Berishës në parti.
10:28
Referendumi për Berishën, Kaso: Procesi i qetë/ Demokrati refuzon të thotë sa anëtarë do të votojnë
Demokrati Ivi Kaso, deklaroi se votimi në referendumin në PD po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin, pa asnjë problematikë.
09:57
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ka bërë thirrje demokratëve që të shfaqin vullnetin e tyre duke hedhur votën për referendumin në PD.
Sipas demokratit, në rast se asnjë kandidat nuk plotëson kushtet, s’ka pse të jetë në garë, teksa theksoi se ‘më mirë një proces politikisht i vlefshëm se sa një garë me kandidatë që janë sa për të plotësuar numrin’.
09:46
Në fletën e votimit vetëm emri i Berishës, deputetja Jorida Tabaku batuta me gazetarët: Ishte shkurt
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sapo ka votuar. Pasi hedh fletën e votimit në kuti, ajo bën batutë duke thënë ‘ishte shkurt’, referuar kohës për votim, pasi në garë është vetëm Sali Berisha.
08:32
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës.
08:23
Pro, kundër ose abstenim, mbahet sot referendumi për Berishën në krye të Partisë Demokratike
Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.
Top Channel