Sali Berisha konfirmohet në krye të PD, Vokshi jep shifrat e votimit: Votuan rreth 40 mijë demokratë

23/05/2026 21:37

Albana Vokshi deklaroi se procesi i zgjedhjeve në Partia Demokratike u zhvillua në mënyrë transparente, të qetë dhe të monitoruar nga mediat, me pjesëmarrje të lartë të demokratëve në të gjithë vendin.

Sipas rezultateve paraprake, në votim morën pjesë 39,441 anëtarë, ku 38,902 vota ishin të vlefshme dhe 539 të pavlefshme.

Nga votat e vlefshme, 37,341 ishin pro Sali Berisha, 1,055 kundër dhe 506 abstenuan. Në përfundim, ajo i uroi suksese Berishës për rikonfirmimin në krye të PD-së.

Albana Vokshi:

Sot në 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike.
Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon.

Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441.
Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902.
Vota të pavlefshme 539.

Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341.
Vota kundër 1,055.

Vota abstenim 506.
Suksese kryetarit Sali Berisha për rikonfirmimin e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike.

Top Channel