“Mos vdeksha pa e parë Berishën lart”, demokrati shkon të votojë për Berishën: Më humbi karta para votimeve

23/05/2026 12:13

Një anëtar i Partisë Demokratike në Fier është shprehur gjatë procesit të votimit se ka shkuar për të votuar kryetarin e partisë dhe se sipas tij PD po ndjek një rrugë të drejtë.

Jam këtu për të votuar për kryetarin e Partisë Demokratike. Unë jam anëtar i PD dhe mendoj se po ndjek një rrugë të drejtë. Kur erdhi Berisha tha se vdekja është ligj për të gjithë, por ishalla mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart. Ai mundohet për më mirë për popullin”, u shpreh ai.

Procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike po zhvillohet normalisht edhe në degën e Fierit. Votimi ka nisur prej orës 08:00 dhe po mbahet në ambientet e selisë së PD-së në qendër të qytetit.

Që në orët e para të mëngjesit, anëtarët demokratë i janë drejtuar kutive të votimit për të marrë pjesë në procesin që konsiderohet si votëbesim për kryetarin aktual të partisë, Sali Berisha, i cili është kandidati i vetëm në garë.

Procesi i votimit pritet të përfundojë në orën 18:00, ndërsa më pas do të nisë edhe numërimi i votave në degët ku është zhvilluar votimi.

Top Channel