Referendumi për Berishën, pjesëmarrje 23% deri në orën 11:00, 11.906 anëtarë të PD kanë votuar

23/05/2026 12:06

Deri në orën 11:00, në referendumin brenda Partisë Demokratike kanë marrë pjesë 23% e anëtarëve me të drejtë vote.

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se deri në këtë orë kanë votuar 11,906 anëtarë të PD-së, nga një total prej 51,737 anëtarësh me të drejtë vote.

Procesi i votimit po zhvillohet në 77 degë dhe 87 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa vijon gjatë ditës.

Atëherë, kjo është dalja e parë e KOKOE-s, për të, duke qenë transparentë, po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike.

Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me pjesëmarrje të lartë.

Deri në orën 11, në bazë të informacioneve që kemi marrë nga degët, nga komisionet e votimit nga degët, kanë votuar 11.906 votues. Kjo është e dhëna që kemi marrë tani.

Të dhënën tjetër për numrin e votuesve do ta japim çdo dy orë ose çdo tre orë deri në orën 18. Dhe në orën 18 më pas do bëjmë mbylljen e të gjithë numërimit dhe pastaj votimin në të gjitha degët“, tha Vokshi.

Pyetje: Zonja Vokshi, sa është numri total i anëtarëve të Partisë Demokratike të cilët ditën e sotme kanë të drejtë vote?

Albana Vokshi: Atëherë sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

Top Channel