“U bë si në kohën e Enverit, me urdhër”, demokratët shpërthejnë kundër zgjedhjeve me një kandidat: Kjo është farsë e Berishës

23/05/2026 15:18

Ditën e sotme Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetar, me kandidat të vetëm Sali Berishën.

Ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht, në këto zgjedhje ka pasur edhe zëra kundër në lidhje me mënyrën e organizimit dhe.

Një nga protestuesit, në një prononcim lë të kuptohet se nuk ka shkuar më dëshirë për të votuar, madje kthehet pas në kohë dhe bën një krahasim. “Në kohën e Enverit votonim me urdhër për një. U kthye sistemi me urdhra edhe sot në PD”, u shpreh një demokrat.

@topchanneltvalbaniaZgjedhjet në PD, demokrati: U kthyem si në kohën e Enverit, votojmë me urdhër për një♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip

“Ky nuk është proces votimi, kjo është një farsë elektorale që zoti Berisha po organizon, si në kohën e komunizmit, me një kandidat të vetëm. Edhe jam i sigurt që demokratët do e bojkotojnë këtë proces sot. Unë votova kundër Berishës”, tha një tjetër mbështetës.


“Këto zgjedhje nuk i njoh fare, se nuk është në përputhje me statutin, që do të thotë që referendumin e bën presidenti, jo kryetari i partisë. Kryetari i partisë është kryetari i kooperativës, presidenti është për të gjithë popullin. Ne jemi partiakë, unë jam partiak i djathtë. E djathta është forca, e majta hilja, arbitri skilja. Nuk jam dakord me këto zgjedhje në botë, se nuk ka lidhje me ligjin. Më thuaj ti ku është referendumi? Referendumin e shpall presidenti i Shqipërisë”, tha një demokrat tjetër.

Top Channel