Sali Berisha falënderoi anëtarët e Partia Demokratike për mbështetjen dhe votëbesimin në riafirmimin e tij në krye të partisë.

Ai shprehu mirënjohje edhe për ata që votuan kundër apo abstenuan, duke garantuar se vërejtjet dhe hezitimet e tyre do të merren parasysh.

Berisha falënderoi gjithashtu komisionerët në të gjithë vendin për organizimin e procesit, që e cilësoi shembullor.

Sali Berisha:

Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin më të thellë për të gjithë ata demokrate e demokratë, që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv në krye të Partisë Demokratike.

Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për ata që votuan ndryshe.

I garantoj se vota e tyre ndryshe, apo kundër abstenim qoftë, do mbahet shënim në kuptimin e asaj që do bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më të mirë atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër ose abstenuan.

Jemi një familje e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik.
Shumë mirënjohje për ata qindra e qindra komisionerë në të katër anët e vendit, të cilët organizuan këtë proces shembullor në të gjitha degët e PD të Shqipërisë.

Falënderim të përzemërt për kryetarët, udhëheqësit politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve në mbarë vendin, kryesitë dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.

Top Channel