Referendumi për Berishën, Kaso: Procesi i qetë/ Demokrati refuzon të thotë sa anëtarë do të votojnë

23/05/2026 10:28

Demokrati Ivi Kaso, deklaroi se votimi në referendumin në PD po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin, pa asnjë problematikë.

Sipas tij, ka pjesëmarrje të lartë dhe të dhënat e para po mblidhen, ndërsa do të publikohen nga Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale (KOKOE) sapo të përpunohen.

Kaso tha se demokratët janë të pranishëm pranë qendrave të votimit dhe po ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarin e partisë.

Ai sqaroi gjithashtu se rezultati paraprak do të shpallet pas mbylljes së votimit në orën 18:00, kur të dhënat elektronike do të dërgohen në selinë qendrore dhe do të përgatitet tabela përmbledhëse.

Procesi ka nisur në gjithë vendin pa asnjë problematikë. Ka masivitet deri tani, jemi duke mbledhur të dhënat e para, të cilat do bëhen publike nga KOKOE për publikun sa të përpunohen. Është për t’u përshëndetur fakti që demokratët janë pranë qendrave të votimit në degët e tyre dhe me votën e tyre do të zgjedhin kryetarin e PD.

Kur shpallet rezultati: do ketë shpallje paraprake të rezultatit nga KOKOE në momentin e mbylljes së procesit të votimit, që është parashikuar në orën 18:00. Do të dërgohen në selinë qendrore përmes elektronikës rezultatet paraprake, të cilat, pasi të hartohet tabela përmbledhëse, do të bëhen publike. Rezultati përfundimtar do të konsiderohet i tillë kur kutitë me fletët e votimit do të paraqiten fizikisht në selinë e PD me procesverbalet”, u shpreh ai.

Pyetje: Sa anëtarë janë ftuar të votojnë sot?

Kaso: Në daljen publike të KOKOE do bëhen publike të gjitha këto detaje, kështu që bëni durim.

Top Channel