LIVE/ Referendumi në PD, Berisha kandidat i vetëm. Mbyllet procesi në të gjithë vendin, pjesëmarrje e ulët në votime

23/05/2026 19:28

Sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku në garë është vetëm kryetari aktual, Sali Berisha, ku 51 mijë demokratë janë thirrur për të votuar. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, procesi i fundit normal për demokratët para se të hynin një një luftë të brendshme, të drejtën e votës e kishin 75 mijë anëtarë.

Që prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit, ku do të jenë mbi 90 qendra votimi në të gjithë vendin.

Në listat e PD Shkodër janë 6800 anëtarw me të drejtë vote të cilët mund të marrin pjesë në këtë proces. Në PD Shkodër në total janë tri qendra votimi, dy tek selia e PD pranë rrugës së ish gjykatës dhe një qendër tjetër për lehtësi është vendosur në njësinë Bërdicë.

Korçë, lista e anëtarësisë përfshin rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa aktivë në proces pritet të jenë mbi 1200 deri në 1500 anëtarë. Në Maliq, lista e anëtarëve numëron 1835 persona, ku mbi 1200 prej tyre konsiderohen aktivë dhe pritet të marrin pjesë në votim. Në Kolonjë, dega e PD-së ka rreth 1000 anëtarë në listë, ndërsa aktivë janë rreth 500 anëtarë. Në Devoll, lista përfshin mbi 1500 anëtarë, me më shumë se 500 anëtarë aktivë që pritet të votojnë gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, në Pogradec, lista e anëtarëve është rreth 1200, ndërsa mbi 700 anëtarë konsiderohen aktivë në strukturat e partisë.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Vlorës.

Anëtarët e PD-së në Vlorë po u drejtohen kutive të votimit për të konfirmuar në krye të partisë Sali Berishën. Në Vlorë, janë 1600 anëtarë me të drejtë vote, Himara 32, ndërsa Selenica 500.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qarkun e Fierit pritet pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarësisë demokratike. Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listë aktive, ndërsa pjesëmarrja e pritshme në votime llogaritet rreth 70%. Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë dhe pritet të votojë mbi 60% e anëtarësisë. Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja e pritshme është rreth 60%. Ndërkohë, në Rroskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë dhe pritet pjesëmarrje mbi 60%. Edhe në Lushnjë procesi pritet të jetë aktiv. Lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja në votime pritet të kalojë 55%.

Bulqizë kanë të drejtë votimi 1300 antar të cilët do votojnë po ose jo për rikonfirmim te kryetarit Sali Berisha. Në Mat kanë të drejtë vote rreth 1420 anëtarë, ndërsa në Bashkinë Klos kanë të drejtë vote rreth 650 anëtarë.

Në qarkun e Gjirokastrës, lista e anëtarësisë përfshin rreth 1989 anëtarë aktivë që pritet të marrin pjesë në procesin e votimit. Në Libohovë, janë regjistruar rreth 450 anëtarë, ndërsa në Dropull numri i anëtarëve pjesëmarrës pritet të jetë rreth 150. Në Përmet, procesi zhvillohet me rreth 400 anëtarë aktivë, ndërsa në Tepelenë pritet të votojnë rreth 250 anëtarë. Ndërkohë, në Memaliaj janë regjistruar rreth 350 anëtarë aktivë, ndërsa në Këlcyrë rreth 450 anëtarë pritet t’u drejtohen kutive të votimit gjatë kësaj të shtune.

Që në orën 08:00 ja nisur procesi i votimit në të gjitha degët e PD në Qarkun e Dibrës për referendumin i rizgjedhjes së kreut të PD, Sali Berisha në krye të PDSH. Në Dibër numri i anëtarësisë është 1170.

Hapet procesi i votimit në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit. Në selinë e PD dega Elbasan janë rreth 1515 anëtarë që pritet të votojnë. Në Gramsh numri i anëtareve që do të votojnë është 784. Në Peqin rreth 500 anëtarë. Në Belsh numri i anëtarëve është 1073 .

Sakaq, rreth 4 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi po administrohet nga dy komisione të ngritura posaçërisht për të garantuar mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve.

Përditësimet LIVE:

19:00

Referendumi për Berishën në Partinë Demokratike, mbyllet procesi i votimit në të gjitha vendin, nis numërimi

Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë degët e PD në vend për zgjedhjen e kreut të PD, teksa ka nisur numërimi i fletëve.

18:04

Referendumi për Berishën në Partinë Demokratike, shtyhet deri në 19:00 procesi i votimit në degët kryesore

Vijon procesi i votëbesimit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në daljen e radhës për mediat është shfaqur deputeti Ivi Kaso, i cili nuk ka bërë të ditur shifra të votuesve.

16:23

Referendumi për Berishën, dalin të dhënat deri në 15:00. Kanë votuar mbi 28 mijë demokratë

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku sot po votohet për kryetarin dhe kandidat i vetëm është Sali Berisha.

15:40  

“Berishën e kam xhan, por s’dua të kthehet ‘komunizmi’”, Ilir Vrenozi nuk del në votime: Në PD s’ka garë

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Ilir Vrenozi, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.

15:18

“U bë si në kohën e Enverit, me urdhër”, demokratët shpërthejnë kundër zgjedhjeve me një kandidat: Kjo është farsë e Berishës

Ditën e sotme Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetar, me kandidat të vetëm Sali Berishën.

14:01

Referendumi për Berishën, mbi 19 mijë anëtarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrja rreth 37%

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, bëri të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 19,102 anëtarë në referendumin për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

12:48

Fotolajm/ PD e përjashtoi nga kandidimi, demokrati ia jep votën….Mereme Selës

Edhe pse Mereme Sela nuk arriti dot të ishte në garë ‘kokë më kokë’ me Sali Berishën, ajo u bë ‘pjesë’ e procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.

12:13  

“Mos vdeksha pa e parë Berishën lart”, demokrati shkon të votojë për Berishën: Më humbi karta para votimeve

Një anëtar i Partisë Demokratike në Fier është shprehur gjatë procesit të votimit se ka shkuar për të votuar kryetarin e partisë dhe se sipas tij PD po ndjek një rrugë të drejtë.

12:06  

Referendumi për Berishën, pjesëmarrje 23% deri në orën 11:00, 11.906 anëtarë të PD kanë votuar

Deri në orën 11:00, në referendumin brenda Partisë Demokratike kanë marrë pjesë 23% e anëtarëve me të drejtë vote.

11:26

Referendumi në PD, Sali Berisha voton për veten, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Gjatë procesit të referendumit brenda Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha mori pjesë në votim, duke hedhur votën e tij, në një proces ku ai është i vetmi kandidat.

11:17  

“Procesi në PD po zhvillohet normalisht”, deputetja e PD: Asnjë problematikë në qarkun e Korçës

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka deklaruar se procesi zgjedhor brenda partisë po zhvillohet normalisht dhe në përputhje me statutin dhe kuadrin ligjor të PD-së.

10:47  

Sa demokratik është procesi, kur anëtarët e PD kanë vetëm një kandidat? Topalli: Rasti i Berishës është unik, ka tejkaluar politikën dhe ka hyrë në simbolikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka komentuar procesin zgjedhor brenda PD-së dhe rolin e Sali Berishës në parti.

10:28

Referendumi për Berishën, Kaso: Procesi i qetë/ Demokrati refuzon të thotë sa anëtarë do të votojnë

Demokrati Ivi Kaso, deklaroi se votimi në referendumin në PD po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin, pa asnjë problematikë.

09:57

“Nëse nuk plotësojnë kushtet s’kanë pse të jenë në garë”, Bozdo: Më mirë një proces i vlefshëm se sa një garë me kandidatë sa për numër

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ka bërë thirrje demokratëve që të shfaqin vullnetin e tyre duke hedhur votën për referendumin në PD.

Sipas demokratit, në rast se asnjë kandidat nuk plotëson kushtet, s’ka pse të jetë në garë, teksa theksoi se ‘më mirë një proces politikisht i vlefshëm se sa një garë me kandidatë që janë sa për të plotësuar numrin’.

09:46 

Në fletën e votimit vetëm emri i Berishës, deputetja Jorida Tabaku batuta me gazetarët: Ishte shkurt

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sapo ka votuar. Pasi hedh fletën e votimit në kuti, ajo bën batutë duke thënë ‘ishte shkurt’, referuar kohës për votim, pasi në garë është vetëm Sali Berisha.

08:32

Nis procesi i votimit në Korçë, anëtarët e PD-së drejt kutive për të konfirmuar Sali Berishën pa rival

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës.

08:23

Pro, kundër ose abstenim, mbahet sot referendumi për Berishën në krye të Partisë Demokratike

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.

 

Top Channel