Foto/ Momenti i veçantë para finales së Europa League, një vizitor i papritur futet në fushë
Aston Villa është kampionia e re dhe fituesja e trofeut të UEFA Europa League për vitin 2026, pas një triumfi spektakolar me rezultatin e pastër 3 me 0 përballë gjermanëve të Freiburg-ut.
Në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “Vodafone Park” të Stambollit, skuadra angleze tregoi një superioritet absolut gjatë gjithë nëntëdhjetë minutave, duke mos i dhënë asnjë hapësirë rivalëve të tyre.
Seria e golave nisi në minutën e 41-të, kur Youri Tielemans kaloi anglezët në avantazh me një goditje të saktë që ndezi festën në tribunat e mbushura me ngjyrat kuq e bordò.
Pa mbaruar ende pjesa e parë, në minutën e dytë shtesë, Emiliano Buendía dyfishoi shifrat, duke e dërguar ekipin në dhomat e zhveshjes me një avantazh të qartë dhe qetësi të plotë psikologjike.
Shpresat e Freiburg-ut modest për një përmbysje u shuan përfundimisht në minutën e 58-të të pjesës së dytë, kur Morgan Rogers shënoi golin e tretë dhe të “knock-out”-it, duke e shndërruar pjesën e mbetur të lojës në një festë të pastër për klubin e Birmingham-it.
Me këtë sukses të jashtëzakonshëm, trajneri Unai Emery shkruan një faqe të re në librat e historisë së futbollit botëror.
Ky është trofeu i pestë i Europa League për teknikun spanjoll, një rekord absolut dhe i paarritshëm, i cili vjen pas tre titujve të njëpasnjëshëm me Sevillën dhe një triumfi me Villarreal-in.
Me këtë finale, që ishte e gjashta në karrierën e tij nga shtatëmbëdhjetë të zhvilluara në epokën moderne, Emery bëhet gjithashtu trajneri i parë në histori që fiton një trofe europian me tre klube të ndryshme, duke konfirmuar statusin e tij si mbreti i padiskutueshëm i këtij kompeticioni.
Për Aston Villa-n, ky triumf magjik në brigjet e Bosforit i jep fund një pritjeje të gjatë prej 44 vitesh, që nga fitorja historike e Kupës Europiane në vitin 1982 kundër Bayern Munich. Tashmë, një brez i ri lojtarësh dhe tifozësh shkruan kapitullin e vet të lavdisë, duke vendosur një tjetër trofe madhështor në vitrinën e “Villa Park”.
Rezultati:
Freiburg 0-3 Aston Villa
Tielemans 41′, Buendia 45+4′, Rogers 58′
Ngjarjet Kryesore:
90+1′ Mbyllet finalja me triumfin e Aston Villa-s 0-3!
58′ GOOOL ASTON VILLA 0-3/ Rogers ndodhet në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+4′ Mbyllet pjesa e parë!
45+4′ GOOOL ASTON VILLA 0-2/ Buendia provon me një gjuajtje nga distanca dhe dyfishon shifrat e finales. (Video)
41′ GOOOL ASTON VILLA 0-1/ Tielemans me një goditje fluturimthi brenda në zonë dërgon topin në rrjetë. (Video)
1’ Starton finalja në Stamboll!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel