Kampionati Evropian i Socca në Shqipëri ngriti zyrtarisht siparin në një atmosferë festive në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, që në këtë mënyrë shndërrohet në epiqendrën e minifutbollit evropian

Shqipëria e nisi këtë kompeticion me ndeshjen ndaj Turqisë ku skuadra jonë përfaqësuese e fitoi me një manita teksa e mundi skuadrën turke me rezultatin 5-0. Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko dominoi takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Flavio Prendit dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vulosi fitoren me katër gola të tjerë. Fillimisht realizoi Xhuliano Reçi, më pas Jahmir Hyka shënoi golin e tretë në minutën e 33-të, ndërsa Mario Ademi realizoi golin e katërt vetëm një minutë më vonë. Në fundin e takimit, Mehmet Hoxha shënoi edhe golin e pestë pas një asist perfekt nga Mentor Mazrekaj.

Shqipëria do të luajë këtë të enjte ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Qipros, takim që do të zhvillohet në orën 20:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Top Channel