LIVE/ “Mos bini pre e provokimeve, ndryshe thërrasim policinë t’i arrestojë”, dita e 11-të e protestës, debat mes qytetarëve për flamurin amerikan
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku drejtuesi i një makine ka përplasur këmbësoren 67-vjeçare në aksin Librazhd-Prrenjas.
Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 38-vjeçare.
Librazhd
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtonte 38-vjeçari ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. B., rreth 67 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja H. B. ka humbur jetën.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Top Channel