Telenovela turke Ernest Muçi mbyllet më në fund. Klubi i Besiktasit doli me një komunikatë zyrtare përmes të cilit bën të ditur blerjen përfundimtare të kartonit të futbollistit të kombëtares shqiptare nga ana e klubit të Trabzonsporit

“Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, Trabzonspori ushtroi të drejtën e blerjes së tij duke përfshirë edhe marrëveshjen e huazimit. Trabzonspor do t’i paguajë klubit tonë vlerën prej 8.5 milionë eurosh dhe TVSH. Falënderojmë Ernest Muçin për kontributin e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme’-theksohej në komunikatën e Besiktasit.

Po kështu edhe vetë Trabzonspor doli me njoftimin zyrtar teksa bëri të ditur aktivizimin e klauzolës në marrëveshjes së huazimit për Ernest Muçin.

Shuma totale që Trabzonspor do të paguajë për Ernest Muçin është 9.5 milionë euro, një shifër kjo që përbën një rekord për këtë klub përsa i përket shpenzimeve për një futbollist. Tani që kjo telenovelë u mbyll, Ernest Muçi dhe skuadra e tij do të fokusohen totalisht te finalja e Kupës së Turqisë që do të luhet në 22 maj, me Trabzonsporin që do të përballet me Konyaspor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beşiktaş JK (@besiktas)

Top Channel