Reali i Madridit përgatitet për ‘eksodin’, 10 futbollistët që pritet të lënë Los Blancos
Emërimi i Xabi Alonsos në pankinën e Chelsea ka ndryshuar Premier League përpara se spanjolli të mbërrijë në Londër.
Ish trajneri i Realit të Madridit do të marrë në dorë superprojektin e BlueCo për të kthyer klubin londinez në elitën e futbollit anglez dhe tashmë janë krijuar iluzionet për këtë
‘Jemi të gjithë të entuziazmuar, është një trajner i nivelit të larë, kështu që po dëshirojmë të nisim punën me të-tha Cole Palmer për Sky Sports në prag të ndeshjes mes Chelsea dhe Tottenham. Talenti anglez, që duhet të jetë një element i rëndësishëm në projektin e Xabi Alonsos, pranoi se në kohën që ka mbetur në këtë sezon, skuadra po mendon për të ardhmen.
‘Nuk duhet të jetë motivi kryesor, por të gjithë duam të lëmë përshtypje te trajneri i ri-shtoi Palmer
Një tjetër lojtar që e njeh mirë shtëpinë e re të Xabi Alonsos është Daniel Sturridge. Ish futbollisti anglez kërkoi që Chelsea te mos bëjë atë që bëri Reali i madridit dhe kërkoi që Xabi alonsos t’i jepet kohë. ‘I duhet dhënë minimalisht 2 sezone të plota kohë-tha Strurridge-ka një fazë përgatitore me lojtarët që njihen mes tyre, krijohet kimia dhe vendoset sistemi. Sezoni i parë, pa kompeticionet evropiane do të ndihmojë. Dikush mund të mendoje së në sezonin e parë do të jenë mes 4 më të mirëve dhe do të konsiderohet. një sukses, sidomos nëse fitojnë edhe ndonjë trofe. Por në sezonin pasardhës duhet menduar, a mund të bëjnë hapin tjetër? Besoj se Xabi Alonso është një trajner që mund të drejtojë Chelsea sërish drejt lavdisë’
Për transferimin e Xabi Alonsos te Chelsea foli edhe Jamie Carragher që e njeh mjaft mirë spanjollin dhe ai e di se ardhja e tij mund të ndryshojë opinionin e disa futbollistëve të rëndësishëm të Bluve.
‘Ka zëra që thonë se lojtarët po mendonin për të ardhmen e tyre pa Ligën e Kampioneve, që është mëse e kuptueshme, por besoj se emërimi i Xabi Alonsos mund të mbajë këta futbollistë në skuadër-tha Carragher sipas të cilit, Chelsea mori vendimin e duhur me emërimin e spanjollit në pankinën e Bluve.
Top Channel