Fitoi Europa League, por pse humbja e radhës e Aston Villas do të gëzonte gjithë Premier League-n?
Analisti Arjan Curri ka komentuar qëndrimin e ministrit Ferit Hoxha ndaj protestave të studentëve shqiptarë në Shkup për gjuhën shqipe.
I ftuar në “Top Story”, Curri u shpreh se vendit tonë nuk i intereson se çfarë bëjnë studentët shqiptarë, as ata që u nisën nga Tirana për në Shkup dhe u ndaluan në kufi, edhe nëse arrestohehsin për ditë me radhë.
Curri kujtoi edhe një herë mesazhin e ministrit Hoxha, ku pretendohet se i ka quajtur shqiptarët në Maqedoni “idiotë”, duke shtuar se ai e quan edhe ambasadorin Meidani të tillë.
“Tregon që ne jemi një shtet me të mbathura nëpër këmbë. Ne nuk e kemi problem as kur na rrahin profesorët tanë. Në vitin 2023 kanë rrahur një profesor në kufirin e Malit të Zi, Petraq Milon. Nuk e kemi problem as kur na arrestojnë dhe mbajnë studentët shqiptarë, as për atë nuk është bërë asgjë. Edhe sikur t’i mbanin 8 ditë apo 80 ditë, punë e madhe për shtetin tonë.
E kemi këtë ulje koke si me Greqinë dhe Italinë. Për mua, ministri Ferit Hoxha, nëse është pro kësaj lëvizjeje, tregon qartësisht që për të jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë janë budallenj, por tashmë tregon që ambasadori ynë në Maqedoni, Meidani, është budalla. Ky është një standard skandaloz.
Edhe vetë Berisha ka mbajtur një standard shumë herë më të fortë. Në vitin 2012, kur vjen këtu Nikola Gruevski dhe kërkon live shkarkimin e ambasadorit Arben Çejku, sepse në Maqedoni kishte mbrojtur një të ri shqiptar, Gruevski vjen në Tiranë dhe i kërkon Berishës tërheqjen e ambasadorit, ai e mbrojti ambasadorin.
Nëse ne arrijmë që vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Maqedonia të na kërkojnë “hiq këtë dhe atë”, sepse “vajti bëri detyrën e tij si diplomat”, këta nuk flasin. Ferit Hoxha mendon që jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë janë budallenj, por edhe ambasadori atje. I bie që je dhe vetë pak budalla”, u shpreh Curri.
Top Channel