Para finales së Ligës së Europës mes Fraiburg dhe Aston Villa, një vizitor i papritur i bëri surprizë stadiumit të Beşiktaşit, një mace e vogël!

Kafsha arriti të depërtojë në fushë para fillimit të ndeshjes, duke shkaktuar një moment të lezetshëm dhe duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe kamerave.

Edhe pse e vogël, ajo u bë protagonistja e paparashikueshme e përgatitjeve për finalen e madhe.

Stadiumi u sigurua shpejt, dhe maceja u largua pa ndërprerë përgatitjet e ekipeve për ndeshjen, ndërsa tifozët e morën me humor momentin e veçantë që shtoi emocionin para duelit historik.

Top Channel