UEFA ka vendosur të ndryshojë kalendarin e skuadrave kombëtare duke nisur nga sezoni 2028/2029 domëthënë pas përfundimit të Evropianit të vitit 2028. Bëhet fjalë për një model të ri dhe revolucionar që do të jetë i ngjashëm me formatin aktual të Ligës së Kampioneve.

Kjo do të thotë se kualifikueset për Botëroret dhe Evropianë dhe të Nations League do të luhen në grupe unike të përbëra nga më shumë skuadra dhe me vetëm një ndeshje ndaj një rivali brenda ose jashtë fushe dhe jo 2 ndeshje siç ndodh aktualisht Kështu, Nations League do të kalojë nga 4 liga sic është në këtë moment në 3 Liga me nga 18 skuadra. Secila prej Ligave do të përbëhet nga 3 grupe me nga 6 skuadra të cilat do të luajnë 6 ndeshje; 5 me skuadra nga vazo të ndryshme brenda ose jashtë fushe dhe 1 ndaj një skuadre të së njëjtën vazo brenda apo jashtë fushe. Në UEFA janë 55 skuadra dhe kështiu Liga C do të përfshijë edhe një grup me 7 skuadra, kalendari i të cilit do të nisë më herët. Çerekfinales, Final Four dhe ndeshjet Playoff dhe ato për ngjitjen dhe rënien nga Liga do të plotësojnë formatin pa ndryshime.

Edhe kualifikueset evropianë për Botërorë do të kenë një ndarje: League 1 e përbërë nga 36 skuadrat e Ligave A dhe B të Nations League dhe League 2 e përbërë nga 18 apo 19 skuadrat e mbetura në Nations League.  Në League 1 do të ketë 3 grupe me nga 12 skuadra që të shortuara  me ekipet që do të jenë në 3 vazo. Çdo skuadër do të liajë 6 ndeshje brenda ose jashtë fushe kundër 6 kundërshtarëve të  ndryshëm, 2 për çdo vazo, një format ky i ngjashëm me kompeticionet e klubeve të UEFA. Kurse League 2 do të organizohet si Liga C e Nations League me 3 grupe me 6 skuadra (ose 1 me 7 ekipe).

Skuadrat që do te klasifikohen më mirë në çdo grup të League 1 do të kualifikohen direkt, ndërsa skuadrat e mbetura do të kualifikohen përmes një sistemi playoffi, që do të garantojë mundësi kualifikimi edhe për skuadrat e League 2

 

 

Top Channel