Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka thënë fjalët e tij të para si trajner i Shqipërisë.

“Përshëndetje, dua të falënderoj presidentin që ma dha një detyrë që është shumë e rëndësishme për mua. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon dhe komplimente për atë që ka bërë. E kam ndjekur me kujdes Kombëtaren e Shqipërisë dhe meritoni komplimente.

Presidenti tashmë më jep mundësinë të drejtoj një Kombëtare që përfaqëson një popull shumë krenar. Është krenari e madhe për mua dhe premtimi është të transferoj në fushë atë dashurinë e madhe për këtë komb dhe këtë fanellë, duke dhënë maksimumin gjithë stafin që punon me mua dhe ata që do të njoh në Federatë.

Është një angazhim moral për mua, është emocion i madh, sepse është diçka shumë e forta ajo që ndiej për këtë mision. Të transmetojmë në fushë atë që përfaqësoni ju, për tifozët dhe kombin. Dua të kem një skuadër agresive. Duhet të demonstrojmë se jemi të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo, dua ta transmetoj këtë në çdo ndeshje. Kjo Kombëtare është si të trajnosh një klub, sepse ka ndjenjë të fortë përkatësie”, tha Maran.

Shumë lojtarë të Shqipërisë i njoh, e kam ndjekur Kombëtaren në shumë ndeshje. I kam riparë gjithashtu disa prej ndeshjeve. Kam folur edhe me De Biazin, mikun tim dhe një trajner shumë i mirë. Më ka dhënë disa ndihma dhe konsiderata, që besoj se do të më ndihmojnë. Nëse nuk do të mendoja se objektivat nuk i arrijmë, nuk do të isha këtu. Nuk do të jetë e thjeshtë, por sigurisht që mundësitë janë për t’ia dalë. Me ato çfarë kjo skuadër ka, mund të bëjmë më tepër, edhe ndaj skuadrave që në letër mund të jenë më konkurruese. Të gjithë i kam në konsideratë, edhe lojtarët e Kombëtares U-21.

Sa i përket Italisë, ai do të bëjë ato miqësore dhe nuk do të jetë, prandaj janë situata të ndryshme. Për ne do të nisin përgatitjet për objektivat që kemi përpara. Do të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për çdo lojtar. Ky perceptim për lojtarët italianë qëndron, por siç thashë më parë, duhet të jemi të zotë se kundërshtarët dhe kjo nuk lidhet vetëm me mbrojtjen.

Mendoj se duhet gjetur një ekuilibër, duke vlerësuar edhe bazën e lojtarëve në dispozicion. Mund të kemi momente që duhet të mbrojmë, por për të arritur rezultate mëdha duhen alternuar të dyja. Botërori dhe Europiani është ëndrra juaj dhe imja. Do të bëjmë maksimumin të sjellim rezultatin që të gjithë dëshirojmë. Besoj se me një grup të bashkuar, kjo mund të vijë.

Ata që luajnë në Itali i njoh të gjithë, jam përballur me ta edhe si kundërshtarë, por ndryshe është kur zbret në fushë dhe krijon marrëdhënie me ta. Sigurisht që do transferohem këtu. Është gjëja e parë që kemi folur me presidentin, sepse nëse do të dua ta stërvis këtë skuadër mirë, duhet të jetoj këtu. Të jem më afër me realitetin këtu”, tha Maran.

Top Channel