Irani në Turqi, nis operacioni ‘Botërori’, por tensioni është sërish në nivele të larta
Vendimi është marrë dhe nuk do të ketë prapakthehu të diktuar nga zemra. Antonio Conte do të largohet nga Napoli, do të largohet pasi i dorëzoi klubit një titull të paimagjinueshëm dhe një Superkupë Italiane. Trajneri salentin e lë skuadrën napoletane pas dy sezonesh dhe duke hequr dorë nga paga prej 8 milionë euro që do të përfitonte nëse do të qëndronte në pankinë deri në qershorin e 2027 si për të konfirmuar raportin special me presidentin De Laurentiis.
Vetë kreu i klubit napoletan nuk do të kundërshtojë zgjedhjen e trajnerit të tij. Konfirmimi i ndarjes së rrugëve mes Contes dhe Napolit do të vijë me shumë mundësi pas ndeshjes me Udinesen dhe do të jepet nga vetë De Laurentiis përpara nisjes për në SHBA. Domëthënë, ndeshja në Udine do të jetë e fundit për Conten në pankinën e Napolit me trajnerin salentin që deri tani ka regjistrua një bilanc me 53 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje.
Sigurisht që Napoli i sezonit tjetër do të jetë një skuadër e dimensionuar dhe që do të duhet të hyjë në parametrat e duhur financiarë duke reduktuar fondin për paga që aktualisht është 110 milionë, i treti më i lartë në Serie A pas atij të Interit dhe Juventusit. Do të jetë edhe Napoli i riniovimit të skuadrës, aktualisht mosha mesatare është 28 vjec, mesatarja më e lartë e moshës e kampionatit. përtej këtyre reflektimeve, Conte e konsideron të mbyllur ciklin e tij te Napoli dhe konsideron se ka dhënë gjithçka dhe nuk mundet t’i japë më shumë një tifozerie që ka një pasion unik për skuadrën e saj dhe mendon se është e komplikuar dhe e vështirë që ai të bëjë më mirë se këto dy vjet.
Conte largohet sepse ka gjetur një skuadër tjetër? Rezulton se për momentin asnjë klub nuk ka kontaktuar me Conten, nuk ka një pankinë në horizont për të, as ajo e Italisë. Dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë 1 vit pushim
Top Channel