Dështon plani luksoz i Guardiolës! Arsenali thyen Burnley-n, Armando Broja përfundon jashtë skuadre
Enzo Maresca pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester City, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin anglez për një kontratë trevjeçare.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Manchester City për largimin e Pep Guardiola pas 10 sezonesh në krye të skuadrës, mediat britanike raportojnë se ndarja mes palëve është vetëm çështje kohe. Guardiola konsiderohet trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit.
Maresca, ish-trajner i Leicester City dhe Chelsea, do të ketë detyrën e vështirë të vazhdojë trashëgiminë e Guardiolës. Italiani shihet si kandidati ideal për vazhdimësinë e projektit të City-t, edhe për faktin se ka punuar më parë te klubi gjatë sezonit 2020/21.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është arritur dhe Maresca do të firmosë një kontratë deri në vitin 2029.
Gjatë periudhës së tij te Chelsea, tekniku italian drejtoi ekipin në 92 ndeshje, duke fituar Conference League dhe Kupën e Botës për Klube verën e kaluar.
Top Channel