Sa paguhet “stoli kuqezi”, stafi i Maran fiton brenda ditës më shumë se paga mujore e një shqiptari Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë për dy vitet e ardhshme. Zyrtarizimi ka ardhur paraditen e sotme, kur në një konferencë për shtyp është larguar Silvinjo, dhe është prezantuar trajneri i ri.
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka tha se dy objektivat kryesore janë vendi i parë në Nation League si dhe kualifikimi në kampionarin Europian të dy viteve më vonë.
Me këtë rast ai zbuloi edhe faktin se kontrata me Maran do të jetë dy vjeçare.
Përditësimet LIVE:
10:23
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka thënë fjalët e tij të para si trajner i Shqipërisë.
10:17
Sylvinho mbylli aventurën e tij me Kombëtaren shqiptare pas thuajse 3 vitesh e gjysmë në krye të kuqezinjve.
Në konferencën për mediat, tekniku brazilian u shpreh se cikli i tij me kuqezinjtë u mbyll dhe falënderoi të gjithë ata që ka punuar, nga lojtarët te Federata, duke përmendur edhe tifozët.
10:14
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një konferencë për mediat, ka zyrtarizuar Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares dhe ka folur në lidhje me largimin e Sylvinhos, që largohet me konsensus dhe respekt.
09:38
Zyrtare/ Kombëtarja me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve
Një tërmet i vërtetë taktik ka përfshirë stolin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Pas përfundimit të bashkëpunimit dhe vendimit për të mos rinovuar kontratën me teknikun brazilian Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit ka lëvizur me shpejtësi dhe ka gjetur pasuesin.
09:04
Nga një emër i parë me skepticizëm në një hero kombëtar, e deri te divorci i ftohtë në tryezën e negociatave. Epoka e Sylvinhos në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit është tashmë një kapitull i mbyllur, duke lënë pas një trashëgimi të artë, por edhe një ndarje që ngre pikëpyetje.
08:11
Sylvinho largohet! Braziliani nuk është më trajneri i Kombëtares, FSHF ka gati zëvendësuesin
Sylvinho nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare.
Në një komunikim për mediat, FSHF ka bërë me dije se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë.
Gjithashtu, në komunikatë bëhet me dije se në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.
Top Channel