Zbulohet kontrata e trajnerit të ri dhe stafit, Maran do të fitojë më pak se gjysma e asaj që merrte braziliani Sylvinho
Kombëtarja shqiptare pas një periudhe 3 vjeçare u kthye sërish te trajnerët italianë. Këtë të martë Rolando Maran është prezantuar si ‘timonieri’ i skuadrës sonë përfaqësuese duke marrë stafetën nga duart e brazilianit Sylvinho.
Në këtë mënyrë, Roberto Maran bëhet trajneri i pestë që vjen nga vendi i Apenineneve që ulet në stolin e Kombëtares shqiptare. Ai që i vuri themelin dinastisë italiane në pankinën e skuadrës sonë përfaqësueses ishte Giuseppe Dossena që e drejtoi skuadrën kuqezi në 2 ndeshje në tetor të vitit 2002.
Ai që pati një jetëgjatësi më të madhe por edhe më shumë sukses nga trajnerët italianë është pikërisht Gianni De Biasi që qëndroi në stolin e Kombëtares në 52 ndeshje në periudhën 2011-2017 duke shkruar historinë në futbollin shqiptar pasi me De Biasin, Shqipëria siguroi kualifikimin për në Evropianin e 2016 në Francë.
Pas De Biasit, në pankinën kuqezi u ul Cristian Panucci që e drejtoi Shqipërinë në 15 ndeshje nga korriku i 2017 deri në mars të 2019 dhe i fundit në listë ishte Edy Reja që e drejtoi kombëtaren shqiptare në 38 ndeshje nga prilli i 2019 deri në nëntor 2022. Nën drejtimin e tij Kombëtarja shqiptare arriti të ngjitej nga Liga C në Ligën B në Nations League në sezonin 2020-2021 duke iu afruar edhe kualifikimit për në playoffin e Botërorit 2022 me një rekord prej 18 pikësh të grumbulluar në grup. Tani i takon Rolando Maran që të vijojë këtë punë të bashkëkombasve të tij me Euro 2028 dhe Botërorin 2030 në horizont.
Top Channel