Lista e plotë/ Lot, lëndime dhe një rikthimi historik, ky është Brazili i Botërorit 2026!
Të kuptosh nëse Irani do të marrë pjesë në Botërorin e kësaj vere që nis në më pak se një muaj në SHBA, Meksikë dhe Kanada është e komplikuar, ashtu sikurse është e komplikuar të parashikosh kurbën e çmimit të naftës.
Zërat për një marrëveshje sollën një ulje të tij, por shpërthimi i 3 dronëve në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë që çmimi i naftës të shkojë sërish në nivele të larta.
Kështu që akordi mes Teheranit dhe FIFA që dukej se ishte shumë pranë, po i ndjen kërcënimet e një rinisje të luftës nga ana e Donald Trump. Sidoqoftë, kombëtarja iraniane tashmë ka mbërritur në Turqi për grumbullimin përpara Kupës së Botës
Ditën e dielë u hap rruga për pjesëmarrjen e Iranit në turne që dukej me të vërtetë e varur në fije të perit. Përfaqësuesit e Federatës Iraniane të Futbollit dhe ata të FIFA zhvilluan një takim në Ankara, një takim që u përkufizua si konstruktiv nga sekretari i përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafstrom që deshi të menaxhojë personalisht këtë çështje.
Gjykim pozitiv, që u konfirmua për herë të parë edhe nga Mehdi Taj. Klima dukej se u qetësua më në fund pas përplasjeve të muajve të fundit. FIFA siguroi Iranin se SHBA nuk do të hapin probleme për vizat dhe Irani më në fund u hap ndaj mundësisë për të luajtur ndeshjet e tij në SHBA e sidomos skuadra mori lëndën e parë për të udhëturar drejt Turqisë për përgatitjet dhe për të kryer procedurat për pajisjen me vizë. Me fjalë të gjitha, makineria u vu në lëvizje.
Skuadra iraniane, 22 futbollistë dhe stafi teknik mbërriti në Antalya dhe në 29 maj do të luajë një miqësore me Gambian, ndërkohë që do të qëndrojë në Turqi për disa javë. Për futbollistët, në fakt, është e pamundur që të stërviten në vendin e tyre për shkak të situatës, ndërkohë që përsa i përket vizës, problemi nuk është aq për futbollistët sa për stafin që do të duhet të shoqërojë lojtarët në Botëror. Disa prej tyre, sipas burimeve amerikane mund të kenë lidhje me Pasdaran që janë konsideruar një organizatë terroriste dhe kështu që mund të refuzohen në kufi. Por në këtë pikë FIFA duket se ka garantuar një ndërhyrje zgjidhëse. Sidoqoftë, vetëm në momentin e fundit delegacioni do të niset drejt SHBA në Tucson të Arizonës ku do të akomodohet.
Irani do të bëjë debutimin e tij në 15 qershor në Los Angeles ndaj Zelandës së Re. Skuadra, që është pjesë e Grupit G do të qëndrojë në Kaliforni për ndeshjen me Belgjikën e më pas do të duhet të transferohet në Seattle për ndeshjen e fundit të grupit me Egjiptin
Top Channel