“Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
Manchester City po përgatitet për largimin e trajnerit legjendar Pep Guardiola pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premier League ndaj Aston Villa.
Sipas raportimeve të BBC Sport, brenda klubit ekziston bindja se tekniku spanjoll pritet të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit, edhe pse Manchester City vazhdon të insistojë se Guardiola ka kontratë të vlefshme edhe për një vit tjetër.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit kanë nisur tashmë përgatitjet për një epokë të re, ndërsa edhe pjesëtarë të skuadrës besohet se presin largimin e 55-vjeçarit pas sfidës përmbyllëse ndaj Aston Villas.
City po mendon gjithashtu për mënyrën se si do të nderojë periudhën historike të Guardiolës, i konsideruar gjerësisht si trajneri më i madh në historinë e klubit.
Favoriti kryesor për ta zëvendësuar atë është Enzo Maresca, ish-ndihmësi i Guardiolës te City dhe ish-trajner i Chelsea.
Gjatë 10 viteve në krye të Manchester Cityt, Guardiola ka fituar 20 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premier League, UEFA Champions League, tre FA Cup dhe pesë EFL Cup.
Trajneri spanjoll mund ta mbyllë aventurën e tij në “Etihad” edhe me një tjetër titull kampion, pasi City vazhdon garën për trofeun e Premier League këtë sezon.
Prej muajsh, spekulimet për të ardhmen e Guardiolës kanë qenë të shumta. Vetë trajneri ka mohuar largimin në deklaratat e fundit, duke theksuar se ka ende kontratë me klubin.
“Jam këtu, kam kontratë”, deklaroi Guardiola në një intervistë për BBC Sport para finales së FA Cup.
Top Channel