Kohë lamtumirash te Bayerni, kampionët e Gjermanisë përshëndesin Leon Goretzka, Raphaël Guerreiro dhe Nicolas Jackson
Celtic ka siguruar titullin e pestë radhazi në “Scottish Premiership” pas një fitoreje dramatike 3-1 përmbysëse ndaj Hearts në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të sezonit.
Megjithatë, ajo që duhej të ishte një festë legjitime, u hijezoi rëndë nga sjellja skandaloze e tifozëve, duke shënuar një nga netët më të errëta në historinë e futbollit skocez.
Hearts kishte kryesuar kampionatin që nga muaji shtator dhe u mjaftonte vetëm një barazim për të shpallur kampionë për herë të parë që nga viti 1960. Shpresat e tyre u ndezën në minutën e 43-të, kur kapiteni Lawrence Shankland kaloi miqtë në avantazh me një goditje të saktë me kokë. Mirëpo, një penallti mjaft e kontestuar në minutat shtesë të pjesës së parë riktheu baraspeshën. Në fraksionin e dytë, një gol i Maedas pas rishikimit me VAR dhe suksesi i Osmand me portën e boshatisur në minutat e fundit, vulosën fatin e takimit dhe të titullit (STV News).
Dhunë dhe invazion në fushë pas fishkëllimës finale
Ajo që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes ka tronditur opinionin sportiv. Tifozët e Celtic pushtuan masivisht fushën e lojës dhe menjëherë pasuan skena të shëmtuara dhune. Lojtarët e Hearts u detyruan të vraponin drejt dhomave të zhveshjes për të shpëtuar, pasi ranë pre e goditjeve dhe provokimeve nga ana e tifozëve vendës (The Scotsman).
Kapiteni i Hearts, Shankland, u godit me grusht gjatë kaosit dhe arriti të largohej nga fusha vetëm falë ndërhyrjes së stafit të sigurisë dhe forcave të policisë. Komentatori i BBC-së, Allan Preston (ish-futbollist i Hearts), e quajti ngjarjen “absolutisht të pështirë”, duke shtuar: “Tifozët e Celtic po e ndiqnin dhe po e sulmonin Shanklandin kudo në fushë, duke tentuar të rriheshin me të” (GB News / Yahoo).
Prezantuesja e Sky Sports, Eilidh Barbour, raportoi se menjëherë pas vërshëllimës finale pati njoftime për sulme fizike ndaj disa lojtarëve të Hearts. Ndërkohë, gazetari i njohur Henry Winter reagoi ashpër në rrjetet sociale: “Turp për ata tifozë që sulmuan Shanklandin dhe futbollistët e tjerë të Hearts” (Scottish Daily Express).
Hetim zyrtar për ngjarjen
Skuadra nga Edinburgu u largua nga stadiumi pothuajse menjëherë, madje pa pasur kohë as të ndërrohej në dhomat e zhveshjes. Mbyllja zyrtare e ndeshjes u komunikua vetëm përmes sistemit zanor të stadiumit pasi fusha u boshatis, ndërsa autoritetet skoceze kanë bërë me dije se do të nisë një hetim i thellë disiplinor dhe penal (Scottish Daily Express / The Scotsman).
Një sezon historik për Hearts — i kryesuar për 250 ditë me radhë — u mbyll me dhimbje, tension dhe një ndjenjë të fortë padrejtësie. Titullin e mori Celtic, por turpin e skenave të dhunës do ta mbajnë gjatë tifozët e saj.
🚨🚨 C’EST DE LA PURE FOLIE CE QUI VIENT DE SE PASSER SUR LA PELOUSE DU CELTIC !!!! 🤯
Hearts était à quelques minutes du titre…
SCÉNARIO CRUEL. pic.twitter.com/iAEb8aJ9Ko https://t.co/wFewISTHOa
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 16, 2026
Top Channel