MotoGP në Barcelonë, Pedro Acosta fiton pole position, rrëzohet Bezzecchi
Alex Marquez triumfon në shtëpinë e tij. Piloti spanjoll i Ducati Gresini tregoi forcën dhe fitoi Garën Sprint të Çmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonë duke lënë pas bashkëkombasin e tij dhe fituesin e pole position Pedro Acosta në vendin e dytë, ndërkohë që në shkallën e fundit të podiumit u ngjit Fabio Di Giannantonio.
Gara u nis më mirë nga Johan Zarco që i doli përpara Marquez për të sulmuar Acostan të nisur nga pole position. Në xhiron e tretë u regjistrua befasia e parë, Jorge Martin u bë protagonist i një rrëzimi, i katërti për të këtë fundjavë dhe braktisi garën. Alex Marquez përfitoi dhe sulmoi Acostën të cilin e parakaloi në xhiron e katërt, ndërsa në xhiron pasardhëse i erdhi radha Raul Fernandez. Treshes kryesuese iu afrua edhe Di Giannantonio, ndërkohë që Zarco e Bezzecchi ndiqnin pak më të distancuar.
Kur kishin mbetur 4 xhiro nga fundi, Acosta parakaloi Fernandez me këtë të fundit që më pas u parakalua edhe nga Di Giannantonio për të plotësuar podiumin bashkë me fituesin e garës Alex Marquez. Francesco Bagnaia me Ducatin zyrtar e mbylli garën në vendin e 6, ndërsa Bezzecchi në çastet e fundit e pa veten në vështirësi dhe u detyrua të kënaqej me vendin e nëntë.
Top Channel