Analaiza e DW/ Luftës në Ukrainë po i vjen fundi, ja kur mendojnë ekspertët se do përfundojë konflikti mes Kievit dhe Moskës
Ish-mbrojtësi brazilian Cicinho ka folur hapur për periudhën më të errët të jetës së tij, kur futbolli ishte vetëm një ‘mjet’ për të pirë.
Në një intervistë të gjatë, ai tregon se filloi të pinte birrë në moshën 13 vjeç dhe vazhdoi deri në moshën 32-vjeçare, duke shijuar çdo sukses sportiv me një dozë të madhe alkooli.
“Sa më shumë që plakesha dhe sa më shumë fitoja, aq më shumë pija. Në Romë vendosa një rekord brenda një dite: 70 birra, 15 kaipirinha dhe dy paketa cigare,” rrëfen ai sot, me buzëqeshjen e dikujt që ka mbyllur kapitullin e së shkuarës.
Alkooli e shtyu të bënte 25 tatuazhe ndërsa ishte i dehur, pasi kishte frikë nga gjilpërat. Në vitin 2007, pas një telefonate me Francesco Tottin, ai u bashkua me Romën nga Real Madridi, duke mbërritur me një gju të dëmtuar dhe nivel të lartë alkooli në gjak. Vila e tij në Casal Palocco u shndërrua shpejt në vendi i festave deri në orën katër të mëngjesit, ndërkohë që ai vazhdonte stërvitjet herët në mëngjes.
Cicinho tregon se gjatë karrierës së tij, alkooli dhe stresi e çuan edhe drejt depresionit. Shpëtimi i tij erdhi përmes mbështetjes së gruas, Merit, dhe besimit të tij në Zot. Sot, ai drejton shërbesa fetare, fluturon për martesat e miqve dhe ka punuar si pastor ungjillor për dhjetë muaj.
“Falë gruas sime, Merit. Në Romë ajo më çoi për herë të parë në kishë. Sot drejtoj shërbesa fetare dhe flas për historinë e Jezusit. Besoj thellësisht në Zot: Ai të ndihmon të pastrohesh nga e keqja,” thotë Cicinho.
Nga Botafogo, São Paulo e kombëtarja braziliane, te transferimi në Real Madrid dhe më pas Roma, ai ka përjetuar luhatje të mëdha:
Në Botafogo, në moshën 17 vjeç, Cicinho pinte 20 birra dhe 10 kaipirinha në ditë dhe nisi të pinte cigare.
Në Real Madrid, ai organizonte festa në vilën e tij me makina dhe rroba të shtrenjta, ndërsa vazhdonte të stërvitej i dehur.
Në Romë, ai vendosi rekorde të tmerrshme alkooli dhe më pas u përball me depresion dhe dëmtime të gjurit.
Ai kujton me humor dhe nostalgji momente nga dhoma e zhveshjes së Real Madridit dhe episodet me Tottin, Heinze dhe Ronaldon, si dhe aktivitetet në plazhet italiane ku luante futboll me miqtë deri vonë në natë.
Çlirimi nga varësia erdhi kur ai u kthye në Brazil në vitin 2012 dhe filloi terapinë me ndihmën e gruas së tij. Sot, Cicinho jeton në São Paulo, nuk ka pirë për 14 vjet, punon si komentator televiziv dhe ka gjetur një kuptim të ri të jetës.
“Gjithmonë falë gruas sime. E rizbulova kuptimin e jetës dhe tani jam i lumtur,” përfundon ai.
Top Channel