Dramë në Skoci, Celtic thyen “Zemrat” dhe shpallet sërish kampion
Trajneri i Palermos, Filippo Inzaghi, ka dalë me një deklaratë rrëqethëse në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të fazës Play-off në Serie B kundër Catanzaros.
Mes dhimbjes për humbjen e një tifozeje të vogël dhe synimit të madh sportiv, tekniku italian ka karikuar ambientin si kurrë më parë. “E dimë që kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe po kalojmë një moment mjaft të mirë në këtë fazë Play-off. Nuk duam të kemi asnjë peng. Këto kanë qenë ditë të çuditshme dhe shumë të trishta për ne,” u shpreh Inzaghi në konferencën për shtyp përpara sfidës që do të luhet në stadiumin “Ceravolo”.
Fjalët e tij ishin një dedikim prekës për Alessia La Rosa-n, vajzën 8-vjeçare, tifoze e zjarrtë e Palermos, e cila humbi jetën këtë javë pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me kancerin. “Shpresoj shumë që të mund ta ndihmoj Alessian të arrijë ëndrrën e saj: ngjitjen e Palermos në Serie A. Ajo ishte një luftëtare e vërtetë deri në frymën e fundit dhe kjo gjë më rregjeth sa herë e mendoj,” tha trajneri me emocione të forta.
“Në Catanzaro vetëm për fitore”
Pavarësisht dramës jashtë fushe, Inzaghi kërkon përqendrim maksimal nga skuadra për ndeshjen e parë, pa pritur sfidën e kthimit të së mërkurës. “Për ne, ndeshja e nesërme është më e rëndësishmja e vitit. Shkojmë në Catanzaro vetëm për të fituar. Kam respekt të madh për kundërshtarin, por gjatë kampionatit grumbulluam 13 pikë më shumë se ata dhe kemi treguar se jemi më të fortë. Nuk dua të mendoj fare për ndeshjen e kthimit; synojmë t’i mbyllim llogaritë që nesër.”
Sa i përket formacionit, Palermo rrezikon të zbresë në fushë pa dy shtylla si Bani dhe Palumbo, të cilët vijnë nga dëmtime: “Sot janë stërvitur pak me grupin, por në fushë do të zbresin vetëm ata që janë 100% gati. Në mbrojtje do të luajë me siguri Peda; ai është një lojtar i fortë dhe vendimtar në të tilla përballje. Për pjesën tjetër, kam zëvendësues cilësorë dhe do të vendos përfundimisht nesër,” përfundoi Inzaghi.
Top Channel