Marcelo flet me zemër: Pse djali i tij 16-vjeçar refuzoi Brazilin për Spanjën
Ishulli i qetësisë te AC Milan ka marrë fund, teksa pronari Gerry Cardinale ka marrë vendimin përfundimtar për të ndërprerë bashkëpunimin me drejtorin sportiv shqiptar, Igli Tare, në mbyllje të këtij sezoni.
Sipas raportimeve të fundit nga ekspertët e merkatos, numri një i “RedBird” nuk ka qenë i kënaqur me menaxhimin e buxhetit dhe ecurinë e skuadrës, duke bërë që aventura e Tares te kuqezinjtë të mbyllet pas vetëm një viti.
Objektivi kryesor i Milanit për të zëvendësuar ish-kapitenin e kombëtares shqiptare është Tony D’Amico, arkitekti i sukseseve të fundit të Atalantës. “Guru” i transferimeve të klubit nga Bergamo dyshohet se i është bërë gati një ofertë dyvjeçare me opsion rinovimi.
Gjithsesi, kuqezinjtë duhet të mposhtin konkurrencën e Romës, e cila po ashtu ka shfaqur interes të jashtëzakonshëm për D’Amico-n, me kërkesë të posaçme të trajnerit Gian Piero Gasperini për t’u ribashkuar në kryeqytet. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për zyrtarizimin e këtij rrotacioni të madh në strukturat drejtuese të “Djallit”.
Top Channel