Bundesliga ul siparin, Bayern e mbyll me fitore me manita, jepen të gjitha verdiktet
Kjo e dielë ishte dita e ngritjes së trofeut të kampionit të Bundesligës, por edhe e lamtumirave për Bayernin e Mynihut. Klubi bavarez përshëndeti 3 prej futbollistëve të tij; Leon Goretzka, Raphaël Guerreiro dhe Nicolas Jackson të cilëve iu rezervua një ceremoni e shkurtër lamtumire përpara ndeshjes së fundit të kampionatit me Këlnin.
Leon Goretzka i thotë lamtumirë Bayernit pas 8 sezonesh dhe me një palmares për t’u pasur zili. Gjatë këtyre 8 sezoneve, ai ka fituar 15 trofe në total duke përfshirë edhe ‘gjashtëshen’ e trofeve në vitin 2020. Futbollisti 31 vjeçar ka qenë një element kyç i mesfushës së Bayernit në epokën më të lavdishme të tij. Përpara asaj me Këlni n, Goretzka kishte 310 ndeshje të luajtura me fanelën e Bayernit të Mynihut duke shëniar 51 gola dhe dhënë 43 asist.
Guerreiro u bashkua me Bayernin e Mynihut në verën e 2023 dhe deri më sot ka zhvilluar me bavarezët 93 ndeshje me 14 gola të shënuara dhe 7 asist. Futbollisti 21 vjeçar portugez ka qenë një lojtar polivalent pasi është aktivizuar si mbrojtës krahu, si mesfushor apo si numër 10
Nicolas Jackson kaloi te Bayerni nga Chelsea në formë huazimi në fillimin e këtij sezoni dhe tani ai do të kthehet të Blutë e Londrës. Sulmuesi ka qenë gjithnjë një ndihmë për Harry Kane e të tjerët sa herë është thirrur në apel. Jackson ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asist në 33 ndeshje. Ai ka kontribuar në shënim golash nga ana e Bayernit çdo 101 minuta duke dhënë kontributin e tij në fitoren e titullit kampion dhe të Superkupës së Gjermanisë nga ana e Bayernit.
Top Channel