Në këtë fund sezoni, mes frikës për daljen nga zona Champions në kampionat, te Milani është krijuar një “luftë gjelash”. Drejtorët mundohen t’i ngarkojnë fajin njëri-tjetrit mbi dështimet e sezonit dhe shanset më të mëdha janë që i sakrifikuari të jetë Igli Tare, që pë ironi konsiderohet më pak “mëkatari”.

Gazetari Gianluca di Marzio shkon edhe më tej, duke raportuar se një tjetër drejtor i njohur shqiptar mund t’i zërë vendin. Bëhet fjalë për drejtorin aktual sportiv të Toulousë në Francë, Viktor Bezhani.

Bezhani ka bërë emër për veten me punën e tij të shkëlqyer në zhvillimin e talenteve. Nën drejtimin e tij, klubi francez është përqendruar në talente interesante, të cilët më pas i kanë shitur për shuma të konsiderueshme.

Për shembull, në verën e kaluar, Bezhani përfundoi shitjen e Jaydee Canvot te Crystal Palace për 23 milionë euro dhe aktualisht krenohet me një listë të të rinjve premtues, si portieri Restes dhe mbrojtësi i krahut Methalie, të cilët kanë tërhequr vëmendje të konsiderueshme.

Viktor Bezhani

RedBird është shumë i kënaqur me qasjen e tij dhe punën që ka bërë në Francë, prandaj Bezhani mund të përfaqësojë një të ardhme të mundshme për Milanin. Megjithatë, asgjë nuk e mbyllur dhe gjithçka mbetet e hapur, përfshirë edhe qëndrimi i Tares.

Top Channel