Robert Lewandowski konfirmon largimin nga Barcelona: Faleminderit të gjithëve
‘Mourinho do të jetë trajneri i Realit të Madridit’-ky është titulli që mbizotëron të përditshmes sportive spanjolle. ‘Marca’ thekson se marrëveshja ështq 99-9% e arritur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe, diçka që është konfirmuar edhe nga ekspertët e merkatos së transferimeve në futboll.
Zgjedhja u tha publikisht gjatë kësaj jave nga presidenti Florentino Perez që kujtoi se portugezi e ka drejtuar më parë skuadrën duke rritur nivelin. Por ajo e pankinës nuk është e vetmja çështje e hapur te Los Blancos. Te Reali i Madridit është edhe çështja Mbappe. Ndërsa ‘Mundo Deportivo’, e përditshmja që është pranë Barcelonës, flet pët dy kampe të krijuara në skuadër; ajo e francezit dhe ajo e Vinicius, te ‘AS’ flitet per një takim ballë për ballë të menjëhershëm mes presidentit Florentino Perez dhe vetë Mbappe për të shuar zjarrin e ndezur.
Sulmuesi francez u bë objekt fërshëllimash të forta në momentin që hyri në fushën e lojës në ndeshjen e fundit të sezonit në Bernabeu, ndeshje në përfundim të të cilës ai sulmoi trajnerin Arbeloa teksa pretendoi se i kishte thënë se ishte zgjedhja e katërt në sulm. Tensione këto, që, gjithnjë sipas ‘AS’ lindën pasi Arbeloa e la Mbappe jashtë formacioni në ‘El Clasico’ të së dielës në 10 maj.
Top Channel