Kohë lamtumirash te Bayerni, kampionët e Gjermanisë përshëndesin Leon Goretzka, Raphaël Guerreiro dhe Nicolas Jackson
Eneo Bitri, pas më shumë se katër vitesh jashtë vendit, pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore. Top Channel ka arritur të konfirmojë nga burime pranë lojtarit se është në negociata me kampionët në fuqi të Egnatias.
Në verën e kaluar, por edhe në janar, Bitri ka qenë në kontakte të vazhdueshme edhe me Dinamon, por në fund palët nuk gjetën dakordësimin dhe shtatlarti vijoi aventurën e tij në Hungari.
Tashmë ai duket akoma më pranë rikthimit në vendin tonë, ndikuar edhe nga fakti se me skuadrën e Nyiregyhaza ka luajtur vetëm 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Për sa kohë ishte në Shqipëri dhe luante për Partizanin, Bitri ishte një nga mbrojtësit më të fortë të vendit tonë. Tek Egnatia, beratasi pritet të marrë vendin e Xhemajlit, që shtyn çdo ditë e më shumë për largimin.
Gjithsesi, ai gjen Sotën, me të cilin ka luajtur në sezonin e titullit kampion te Partizani. Me “demat”, Bitri luajti 121 ndeshje dhe shënoi 9 gola.
Top Channel