Mes shumë vështirësish, pas një ndeshjeje shumë të mbyllur, Teuta ka arritur të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit tonë pasi mundi 1-0 Pogradecin në ndeshjen “play-out”.

E gjitha ishte një ndeshje e kujdesshme nga të dyja ekipet, aq sa goditja e parë në portë është regjistruar vetëm pas një ore lojë nga Boçi i Teutës.

Teutës iu bë më e lehtë kjo përballje në minutën e 81-të, kur gjyqtari Jorgji ndëshkoi Pius me karton të kuq, pas rishikimit në VAR për një goditje me bërryl në mesfushë.

Me Pogradecin me 10 lojtarë, Teuta mori “frerët” e lojës dhe guxoi pak më shumë, duke arritur të shënojë në minutën e dytë të shtesës me Klejdi Dacin.

Kaq mjaftoi për të mbyllur gjithçka, me Teutën, që siguron qëndrimin pas asaj faze të katërt të tmerrshme, ndërsa Pogradeci dështon për të dytin vit radhazi në ndeshjen “play-out”.

Top Channel