PSG-Bayern 5-4, mbrëmja që rishkroi librat e historisë evropiane, rekordi i ri absolut i gjysmëfinaleve
Spektakël në Paris! PSG ka triumfuar me rezultatin 5-4 në gjysmëfinalen e parë të Champions League përballë Bayernit, në një ndeshje që prodhoi atë që quhet një futboll i pastër.
Sfida e luajtur në “Parc des Princes” nisi menjëherë zjarr nga të dyja skuadrat, me bavarezët që kaluan në avantazh në minutën e 17’, me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga ana e Harry Kane.
Por avantazhi gjerman zgjati vetëm 7 minuta, me Kvaratskhelian që barazoi sfidën dhe në të 33’, Joao Neves përmbysi takimin.
Në minutën e 41’, Olise barazoi me një predhë, por pjesa e parë nuk u mbyll këtu, pasi Dembele konvertoi në gol një 11-metërsh në fundin e fraksionit të parë të lojës.
Spektakli nuk mungoi as në pjesën e dytë. Kvaratskhelia dhe Dembele shënuan në harkun e dy minutave (56’ dhe 58’), me parizienët që u dukën se hodhën një hap të sigurt drejt finales.
Gjithsesi, bavarezët nuk u dorëzuan, pasi Upamecano në të 65’ dhe Diaz në të 68’ shënuan dy herë për të rihapur takimin.
Kështu, të gjithë sytë do të jenë në Mynih të mërkurën e ardhshme, aty ku do të mësohet emri i finalistit të këtij sezoni.
REZULTATI:
PSG 5-4 BAYERN MUNCHEN
Kvaratskhelia 24′, 56′, Joao Neves 33′, Dembele (P) 45+5′ , 58’/ Kane (P) 17′, Olise 41′, Upamecano 65′, Luis Diaz 68′
KOMENTI LIVE:
90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 5-4 të PSG!
90+4′ Kimmich provon me kokë, por Pacho largon në vijën fatale.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
87′ Mayulu provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi përplaset në traversë.
68′ GOOOL BAYERN 5-4/ Kane hedh një top të gjatë për Diaz, i cili nuk gabon. Pas rishikimit me VAR, goli është i rregullt. (VIDEO)
65′ GOOOL BAYERN 5-3/ Kimmich hedh një krosim drejt zonës dhe Upamecano e devijon sa duhet për ta dërguar në portë. (VIDEO)
58′ GOOOL PSG 5-2/ Dembele merr një top në zonë godet me të djathtën dhe topi shkon në rrjetë. (VIDEO)
56′ GOOOL PSG 4-2/ Kvaratskhelia përfiton nga një top i hedhur në zonë dhe me të djathtën tund rrjetën. (VIDEO)
51′ Kvaratskhelia pengohet në zonë, me vendasit që pretendojnë për penallti, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+6′ Mbyllet pjesa e parë!
45+5′ GOOOL PSG 3-2/ Dembele nuk gabon nga pika e bardhë, edhe pse Neuer arriti t’i gjejë krahun. (VIDEO)
45+3′ Penallti për PSG! Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh.
45+1′ Dembele hedh një krosim në zonë, por ndalet nga Davies. Parizienët pretendojnë për penallti.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
41′ GOOOL BAYERN 2-2/ Olise futet bukur në zonë dhe me një predhë rikthen baraspeshën. (VIDEO)
36′ Doue futet në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
33′ GOOOL PSG 2-1/ Joao Neves gjen një krosim në zonë dhe me kokë tund për të dytën herë portën e Bayern-it. (VIDEO)
24′ GOOOL PSG 1-1/ Kvaratskhelia futet në zonë, lëviz bukur dhe me të djathtën dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
23′ E pabesueshme! Dembele del i vetëm përpara Neuer, por godet jashtë kuadratit.
20′ Olise provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga portieri Safonov.
17′ GOOOL BAYERN 0-1/ Kane nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)
16′ Penallti për Bayernin! Pacho ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Diaz në zonë dhe gjyqtari akordon një 11-metërsh.
12′ Diaz nis një kundërsulm të shpejtë, por ndalet me faull nga Marquinhos, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.
1’ Starton sfida në Paris!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel