PSG-Bayern 5-4, mbrëmja që rishkroi librat e historisë evropiane, rekordi i ri absolut i gjysmëfinaleve
Ethet e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kanë përfshirë Londrën, teksa Arsenali përgatitet për betejën e parë të madhe kundër Atletico Madridit.
Në prag të kësaj sfide jetike, trajneri Mikel Arteta ka shfaqur një besim të palëkundur te forca e skuadrës së tij, duke kërkuar nga lojtarët që të shkruajnë historinë.”
“Duhet të bëjmë më mirë, duam të përmirësohemi në çdo aspekt. Por, në të njëjtën kohë, për të qenë këtu ku jemi sot, duhet të bësh diçka të jashtëzakonshme; duhet të jesh i tillë që të renditesh mes katër ekipeve më të mira të Evropës. Pra, mund ta imagjinoni se sa e vështirë është.” Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli për objektivat ndaj Atletico Madridit dhe gjendjen e skuadrës së tij.
“Pas fitores ndaj Newcastle-it, e cila ishte tepër e rëndësishme për ne, mund ta ndjesh menjëherë energjinë dhe besimin përpara kësaj sfide: është një mundësi që do ta rrëmbejmë me të dyja duart. Do të shihni një ekip që dëshiron të dominojë, që kërkon të fitojë dhe që synon ta diktojë ndeshjen që nesër.” Tekniku spanjoll konfirmoi se Kai Havertz dhe Jurrien Timber nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim, por shtoi se Eberechi Eze dhe Riccardo Calafiori janë plotësisht gati.
“Jemi në krye të klasifikimit duke luftuar për titullin dhe jemi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve,” shtoi ai. “Është e vështirë të kuptosh se si dikush mund të mos e shijojë këtë moment. Është pikërisht ajo që kemi ëndërruar gjithë jetën, që kur isha fëmijë.”
Top Channel