Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit ndryshon dënimin për Edlir Tetovën. Trajneri i Egnatias në muajin mars ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 6 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Por Tetova apeloi këtë vendim me Komisionin e Apelit, që vendosi ta ulë dënimin e tij në 3 muaj pezullim,. Trajneri durrsak tani ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë

Vendimi nr. 4 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 16.04.2026

KOMISIONI I APELIT

Pasi mori në shqyrtim ankimin e zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova,

Vëren se:

Me vendimin nr.34, pika 20 datë 18.03.2026 ka vendosur të marrë ndaj zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova,masën disiplinore si më poshtë vijon:

Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Më datë 03.04.2026 zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova ka paraqitur ankim me objekt:

  1. Shfuqizimin e Vendimit nr. 35, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit, si të pabazuar në ligj e prova.

Në mënyrë alternative:

  1. Rikualifikimi i shkeljes disiplinore të atribuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës dhe marrja e një mase disiplinore në përputhje me nenin 14 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e vendimit.
  2. Dënimin e zyrtarit të KF Egnatia, Edlir Tetova, në bazë tëneneve 6/2/a, 8, 13 dhe 14/1/j të KDE, me 3 (tre) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Top Channel