VIDEO/ Pas rekordit historik me Mallorca, Vedat Muriqi merr surprizën speciale
Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar një përforcim të ri në mesfushë në prag të fundit të sezonit, duke afruar futbollistin nigerian, Benjamin Akindoyo.
Mbrojtësi 22-vjeçari ka firmosur një kontratë afatgjatë me kampionët në fuqi të Shqipërisë, e vlefshme deri në vitin 2029, duke u bërë kështu një nga investimet e së ardhmes të klubit nga Rrogozhina. Akindoyo vjen nga skuadra Olukismet, që militon në kategorinë e dytë të futbollit nigerian, megjithëse për të mungojnë të dhëna të plota mbi numrin e ndeshjeve të zhvilluara.
Me vetëm pesë javë të mbetura deri në përfundimin e kampionatit, ky transferim shihet më shumë si një lëvizje e menduar për të ardhmen dhe për kompeticionet europiane që Egnatia synon të luajë sezonin e ardhshëm. Megjithatë, për shkak të rregullave të regjistrimit të lojtarëve në këtë fazë të sezonit, ekziston mundësia që Akindoyo të mos ketë të drejtë aktivizimi në ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Sfida e radhës për kampionët e Shqipërisë është përballja në shtëpi ndaj Flamurtarit, në një moment kur skuadra kërkon të ruajë ritmin drejt fundit të sezonit.
Top Channel