Foto/ U përfolën se do të martoheshin, ish-ylli i Arsenal i jep fund lidhjes me aktoren e filmave për të rritur: Tani jam beqar

07/04/2026 17:32

Sulmuesi i Villarreal, Nicolas Pepe, ka konfirmuar zyrtarisht fundin e marrëdhënies së tij me aktoren e filmave për të rritur, Teanna Trump, duke hedhur poshtë kategorikisht të gjitha spekulimet që kanë qarkulluar në rrjet.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, futbollisti ka mohuar zërat për martesë apo marrëveshje financiare mes tyre, duke kërkuar që të ndalen diskutimet jashtë futbollit.

“Shkurt, tani jam beqar. Nuk kam folur kurrë për martesën, aq më pak për dhënien e parave askujt. Ju lutem, ndaloni së foluri për këtë pa asnjë arsye”, u shpreh ai.

Deklarata e Pepe vjen pas një periudhe spekulimesh në media dhe rrjete sociale, ndërsa lojtari kërkon të rikthejë fokusin te karriera e tij sportive.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel