Foto/ Konfirmoi lidhjen me Bellingham një muaj më parë, e dashura e yllit të Realit i vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit  

18/02/2026 13:00

Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura e futbollistit Jude Bellingham, ka magjepsur fansat me postimin e saj të fundit në Instagram.

Pas zyrtarizimit të lidhjes me Bellingham muajin e kaluar, 28-vjeçarja, e cila ka më shumë se 650,000 ndjekës në Instagram, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Në postimin e saj më të fundit në Story, Ashlyn u shfaq duke veshur një fustan të bardhë që i përshtatej trupit dhe shoqëruar me këngën “Blue Dream” nga Jhene Aiko.

Në përshkrimin e postimit, që mori mbi 26,000 pëlqime, ajo shkroi: “Just a girl” (Thjesht një vajzë).

Ashlyn kishte takuar prindërit e Jude Bellingham, Denise dhe Mark, gjatë një ndeshjeje të Real Madrid në janar, ku ishin të pranishëm në zonën vip stadiumit Santiago Bernabeu.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB