Premier League e nisi vitin 2026 me dy lajme bombë që bënë xhiron e botës; shkarkimin e Enzo Maresca nga Chelsea dhe të Ruben Amorim nga Manchester United dhe e gjithë kjo ndodhi në harkun e vetëm 4 ditëve. Por historia e shkarkimeve mund të mos mbyllet me kaq pasi një tjetër skuadër e rëndësishme e futbollit anglez mund të ndërmarrë një vendim të tillë dhe bëhet fjalë për Liverpool që po kalon një moment të vështirë në mbrojtjen e titullit në kampionatin anglez.

E gjithë vëmendja tani bie mbi Arne Slot. Trajneri holandez rrezikon shumë që të bëhet trajneri i radhës që shkarkohet pas barazimit 2-2 të Liverpool në ndeshjen me Fulham në sfidën e së dielës. Madje sipas medias britanike, njoftimi i shkarkimit të Slot nga posti i tij mund të vijë këtë fundjavë. Nëse Liverpool nuk do të marrë një rezultat pozitiv ndaj Arsenalit në Emirates Stadium, drejtuesit e The Reds mund të zyrtarizojnë vendimin për ta shkarkuar trajnerin.

Aktualisht Liverpool është në vendin e katërt në Premier League me 34 pikë, por është shumë larg skuadrës kryesuese, Arsenalit që ka 48 pikë. Edhe vendi i tretë nuk është afër, pasi Aston Villa e Unai Emery është 8 pikë para The Reds që kështu është në garë për zonën Champions me Chelsea dhe Manchester United, pikërisht dy skuadrat që i kanë shkarkuar trajnerët e tyre. Dhe kjo nëse kësaj gare nuk i shtohen skuadra të tjera si Brentford apo Sunderland që po bëjnë një sezon mjaft të mirë, pa harruar këtu as emra të tillë si Neëcastle apo Tottenham me skuadrën londineze që është vërtet në vendin e 13 por shumë pranë zonës evropiane me pikë

Me Arne Slot në pankinë, këtë sezon Liverpool ka fituar vetëm 10 ndeshje në 20 të tilla, dmth 50%, ka regjistruar 4 barazime dhe 6 humbje me një bilanc me 32 gola të shënuar dhe 28 të pësuar, shifra këto që janë shumë të dobëta në krahasim me ato të sezonit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB