Champions/ PSG nuk gabon as në Francë, “Parizienët” mundin në shtëpi Arsenalin dhe shkojnë në finale e Ligës së Kampionëve

07/05/2025 22:55

Paris Saint-Germain ka siguruar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Arsenalit, duke e mundur 2-0 në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve, rezultat i cili i dërgon “Parizienët” në finalen e madhe të turneut më prestigjioz evropian të klubeve.

Në minutën e 27 të ndeshjes, mesfushori spanjoll Fabian Ruiz shënoi një supergol, duke i dhënë PSG-së avantazhin e nevojshëm.

Në pjesën e dytë, Vitinha gaboi një 11-metërsh në minutën e 69’, një gabim që u “rikuperua” nga Hakimi, i cili vetëm tre minuta më vonë dyfishoi shifrat.

Por “Topçinjtë” e Londrës nuk u dorëzuan, të cilët shënuan me Saka në minutën e 76’, për të mbajtur gjallë ëndrrën, e cila nuk u realizua.

Kështu PSG arrin finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në historinë e saj, ku përballë do të gjejë Interin, që një ditë më parë eliminuan mes spektaklit Barcelonën.

REZULTATI:

PSG 2-1 ARSENAL (Agg. 3-1)

Ruiz 27’, Hakimi 72’ / Saka 76’

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta