Presidenti i Atletikës i kthen përgjigje Luiza Gegës: Më vjen keq për akuzat, do ta ketë mbështetjen time!

05/05/2025 20:05

Pas një sage të gjatë mosmarrëveshjesh dhe ngërçesh ligjore që prej dhjetorit të shkuar, më në fund sot atletika ka vendosur për drejtuesit e rinj të Federatës.

Izmir Smajlaj si kandidat i vetëm në këtë Asamble Zgjedhore fitoi me rezultatin 10-0 duke u shpallur president I Federatës Shqiptare të Atletikës për 4 vitet e ardhshme. Në një intervistë të tij të parë si president për Top Channel Smajlaj tregon.

Zgjedhjet shkuan shumë mirë, ishte një proces i rregullt dhe transparent. Pata bekimin e Asamblesë që besuan tek unë që të jem në krye të federatës së shqiptare të atletikës për 4 vitet e ardhshme”, shprehet Izmir Smajlaj, president i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Vërtetë që atletika ka një komunitet të reduktuar megjithatë si është një proces zgjedhor kur je i vetmi kandidat?

Më vjen keq që isha një kandidat i vetëm, pasi unë edhe në për gara jam mësuar me kundërshtarë. Por duke qenë si kandidaturë e vetme edhe mua më bie një përgjegjësi më e madhe që t’i kthej mbrapsht besimin anëtarëve”, shtoi ai.

Ndërkohë në garë në këtë asamble zgjedhore ishte edhe Luiza Gega e cila kandidonte për anëtarë e komitetit ekzekutiv por që nuk fitoi duke marrë vetëm 3 nga 10 anëtarët me të drejtë vote. Një proces të cilin ajo e kontestoi dhe madje duke ironizuar të gjithë anëtarët që morën pjesë. Si e patë  këtë reagim?

Luiza Gegën unë e respektoj shumë, e kam pas kolege prej vitesh, më vjen keq që shprehet në atë lloj mënyre, por është komuniteti I atletikës ai që vendos, unë isha kandidat për vete dhe lobova për vete. Por Luiza Gega do ta ketë gjithmonë mbështetjen e federatës dhe derën e hapur tek unë pa diskutim”, tha presidenti i federatës.

Cila është pika 1 që mendon të fillosh këtë aventurë të re si president I FSHA-së?

“Unë si president do t’i jap një mbështetje të madhe brezit të ri dhe talenteve të reja pasi mendoj që këto talente të reja humbasin rrugës për shkak të mbështetjes dhe motivimit dhe e nesër pasnesër të kemi sa më shumë Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Franko Burraj e të tjerë”, përfundoi Smajlaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta