
Titulli i 20-të i Liverpoolit në kampionatin anglez ka rikthyer në majën më të lartë një ndër klubet me më shumë histori në Angli dhe festa e tyre legjitime rikthehet të jetë e njëjtë jo si titulli i fundit i vitit 2020 ku gjithçka ishte e vakët pa tifoz për shkak të masave kufizuese të pandemisë Covid 2019, por të titullit të 1990-s i 18-ti në radhë, por që u festua njësoj si dje në Anfilld përpara tifozerisë së skuqe.
Por mesazhi më i madh i kësaj fitoreje padyshim ishte gjesti i trajneri holandez Arne Slot që në vitin e të parë nën drejtimin e Liverpool arriti të shpallet kampion dhe i pari në historinë e klubit sa i përket trajnerëve holandez. Një mesazh që lidhet me gjermanin Jurgen Klopp rreth një vit më parë kur përshëndeti klubin dhe tifozerinë e tij që e mbështeti për 9 sezone që drejtoi këtë skuadër, një lamtumirë xhentëlmenësh ku mes të tjerave i kërkoi tifozëve që të mos e përmendnin më emrin e tij, por që nga ai moment të fillonin të thërrisnin emrin e Arnse Slot, trajnerit të ri në atë kohë, duke filluar nga vetë Klopp i pari.
Dhe një mikpritje e tillë për holandezin që bëri një punë të shkëlqyer në këtë sezon me Liverpool duke e rikthyer tek titulli kampion, sigurisht që nuk mund të harrohej dhe në ditën më të madhe të karrierës së tij si kampion i Premier Legue, një ndër emrat e parë që vendosi të përshëndes ishte pikërisht paraardhësi, Jurgen Klopp.
46-vjeçari më pas vazhdoi të flasë rreth këtij edicioni fantastik, I cili ende nuk ka përfunduar pasi ka 4 javë të tjera deri në fundin e kalendarit të Premier League këtë vit.
“Puna e bërë nga Jurgen dhe Pep Lijnders, kultura, shkalla e punës, cilësia, ka qenë e jashtëzakonshme. E nisëm shumë mirë sezonin dhe ndoshta ka ndihmuar që Manchester City ka kaluar një periudhë të vështirë. Nuk u ka ndodhur për pesë vjet”, shprehet Arne Slot, trajner i Liverpool.
Top Channel