
Aston Villa ka zhvilluar diskutime të brendshme për një transferim të mundshëm të mesfushorit belg Kevin De Bruyne, raportojnë burime për Sky Sports News.
Mesfushori i Manchester City ka bërë të ditur se ky sezon do të jetë i fundit i tij në “Etihad Stadium”, ndërsa kontrata e tij aktuale përfundon këtë verë.
33-vjeçari është tashmë në radarët e disa skuadrave, përfshirë katër klube të MLS-së: Inter Miami – që mban të drejtat e tij për zbulim, Chicago Fire, New York City FC dhe DC United. Këto ekipe kanë bërë hetime për kërkesat e tij profesionale dhe financiare.
Interes për De Bruyne ka shfaqur edhe skuadra italiane e Serie A, Como, e cila po shqyrton mundësinë për të realizuar një lëvizje të bujshme në afatin e ardhshëm kalimtar.
Transferimi i një prej emrave më të mëdhenj në futbollin europian do të sillte jo vetëm përforcim sportiv për cilëndo skuadër, por edhe jehonë të madhe mediatike dhe komerciale.
Top Channel